Edhe pse nga mandatari për përbërjen e Qeverisë së re të Malit të Zi Dushko Markoviq kanë kërkuar dy vende ministrore dhe një të zëvendëskryeministrit për sistem politik, përfaqësuesit e koalicionit “Shqiptarët të vendosur” në Qeverinë e re do të fitojnë vetëm ministrin për të drejtat e njeriut dhe të pakicave, shkruan “Vijesti”.
Kjo gazetë citon njërin nga negociatorët nga ky koalicion, i cili pohon se “Shqiptarët të vendosur” akoma nuk kanë dakorduar asgjë me Markoviqin.
Ai tha se me Partinë demokratike të socialistëve negociojnë rreth platformës dhe nuk kishte bisedime rreth ndarjes së funksioneve.
“Për ne është e rëndësishme që fillimisht të dakordohemi rreth principeve politike, sepse në Qeveri nuk hyjmë për shkak të karrigeve. Negociatat kanë dinamikën e vet dhe deri tani kemi kaluar gjysmën e platformës”, shtoi bashkëbiseduesi i “Vijestit”.