Njoftojmë të gjithë gjuetarët dhe qytetarët e Komunës së Ulqinit, se hapja e sezonit të gjuetisë që ishte e paraparë të hapet me datën 07.08.2022 ,pas kërkesës së kryetarit të Komunës së Ulqinit , Omer Bajraktari që të shtyhet sezoni i gjuetisë për shkak të mirëvajtjes së sezonit turistik, me qëllim të mënjanimit të ndonjë aksidenti të mundshëm dhe sigurisë së mysafirëve, u soll vendimi për shtyrjen e datës së hapjes së sezonit të gjuetisë deri me datën 04.09.2022. Hapja e sezonit të gjuetisë pa dyshim do të shqetësonte ,dhe rrezikonte mysafirët e shumtë që janë duke pushuar në Komunën tonë, prandaj u soll vendimi për shtyrjen e hapjes të sezonit të gjuetisë për sezonin 2022-2023 deri me datën 04 .09.2022 .
Nga NP “Për Kultivimin dhe Mbrojtjen e Egërsirave” apelojnë tek të gjithë gjuetarët që të respektojnë këtë vendim dhe deri në hapjen e sezonit të gjuetisë 2022-2023 të sigurojnë lejet e gjuetisë, thuhet në njoftimin e drejtorit të NP “Për Kultivimin dhe Mbrojtjen e Egërsirave” Bledar Nelaj.