Neljaj: DUAM VËRTETËN DHE DREJTËSINË E PLOTË

KOMUNIKATË PËR MEDIA E ORGANIZATAVE TË GRAVE NGA ULQINI

 

Fillimisht duam të shprehim mirënjohjen tonë për qytetarët e Komunës së  Ulqinit për tubimin madhështor të protestës, ku treguam unitetin, solidaritetin dhe dëshirën tonë për të vërtetën dhe drejtësinë në rastet tragjike të lindjes së grave tona në Spitalin e Tivarit. Faleminderit edhe për të gjithë ata që erdhën nga qytete të tjera apo dërguan mesazhe mbështetjeje.

Ne e dinim, dhe kjo u vërtetua edhe sot pas deklaratës së ministrit të Shëndetësisë Shimun, se institucionet tona funksionojnë, fatkeqësisht, vetëm nën presionin e opinionit dhe mediave.

Na gëzoi lajmi se doktoresha VesnaGjokvuçiq nuk do të punojë më në spitalin e Tivarit. Kjo do të thotë se edhe pa dëshirë Ministria e Shëndetësisë pranon  gabimin në këto raste. Sepse, po të mos kishte kështu , mendoj se nuk do të ishte ndërprerë angazhimi i punës me Gjokvuçiqen!?

E mirëpresim edhe njoftimin se komisioni i jashtëm për kontrollin e fakteve në këto raste do të përfshijë edhe ekspertë të huaj.

Ne jemi të shqetësuar që drejtuesit e Spitalit të Tivarit nuk pranojnë asnjë përgjegjësi, ndaj është e logjikshme që ministri të përdorë kompetencat e tij edhe në këtë rast dhe t’i shkarkojë sa më parë.

Pa marrë parasysh, e vërteta  për të gjithë  çdo ditë po bëhet më e qartë. Por,neve kemi nevojë për  drejtësi ,  ndaj i bëjmë thirrje prokurorisë që të përfundojë urgjentisht hetimet.

Derisa sa kjo mos të ndodhë rasti i Drita Tafës ,dhe AsmiraAlosheviqit nuk merr epilog ligjor, beteja jonë nuk do të ndalet! Ne ia kemi borxh rinisë së tyre, familjeve të tyre dhe vetes. E vërteta dhe drejtësia do të jenë shëruese për të gjithë komunitetin tonë.

 

Në Ulqin , 8.11.2024.                Në emër të OJQ-Ve të femrave të Uqinit, Hatixhe Nelaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Hajro Ulqinaku: Ulqini na qenka Parajsa në Tokë!

Të gjithë ne jemi të vdekshëm, vetëm deti dhe libri janë të përjetshëm. As populli nuk mundet të ruajë në kujtesë sa një libër. Ulqini është një histori e moçme prej 2500 librash të pashkruara.