Nën organizimin e “Volvo Cars Mali i Zi” të mërkurën në Ranë filloi evenimenti “FREEDOM TO MOVE”, i cili do të zgjasë deri të premten.Gjatë tre ditëve Ulqinakët do të kenë mundësi që premier të njoftohen me S60 dhe V60 Cross Country, si dhe me makinat tjera VOLVO.
Dhjetë makina të këtij tipi janë të disponueshme për vozitje testuese.
“Përjetoni makinat inovative “Volvo” në Ulqin”, thonë organizatorët.
Përndryshe, karvani “Freedom to Move” nga prilli deri në shtator udhëton nëpër rajonin e Adriatikut dhe më në fund mbërriti në Mal të Zi.