Nënkryetari Beci: NA NEVOJITET KONSENZUSI RRETH PHU-së

Safet BeciNënkryetari i komunës së Ulqinit Safet Beci ka deklaruar që brenda koalicionit qeverisës është arritur marrëveshja që të planifikohet ndërtimi në hapësirën e ish deponisë “Hija” “në mënyrë që komuna të ketë në pronësi të vet ndonjë lokalitet i cili është i urbanizuar”.

Ai për Portalin Ul-info ka thënë që me Draftin e Planit hapësinor-urbanistik janë sulmuar gati të gjithë hapësirat me vlerë në territorin e komunës së Ulqinit. “Për këtë arsye jemi të bindur që diçka duhet të ruhet, siç është, për shembull, Valdanosi për shkak të vlerave të tija natyrore, kulturore, ambientale dhe ekologjike”, tha Beci duke theksuar që partia e tij mendon që në atë hapësirë nuk duhet të ndërtohet asgjë.

Sipas fjalëve të tija, për shkak të kërkesës së qytetarëve pushteti lokal ka kërkuar që të lejohet ndërtimi prej hotelit Albatros kah kepi i Gjeranave.

“Mbetet e hapur çështja si me përpunuesit  të pajtohen konceptet për hapësirën e Plazhit të madh”, tha Beci duke shprehur bindjen që në Ulqin duhet të arrihet konsensusin sa më të gjerë rreth këtij dokumenti planifikues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi