Nënkryetari Beci: NË TURQI PËR PRAKTIKË

DelegacioniGjatë vizitës së para pak kohëve të delegacionit të komunës së Ulqinit në Turqi është dakorduar shkëmbimi i nxënësve. Ekziston poashtu mundësia që me shpenzim të qeverisës së Turqisë Ulqinakët të bëjnë praktikën në këtë vend, si dhe për këtë gjë të marrinë edhe kompensim të caktuar, deklaroi për Portalin Ul-info anëtari i delegacionit dhe nënkryetari i komunës së Ulqinit Safet Beci.

Ai tha që për ato që dëshirojnë do të sigurohet edhe kurs pa pagesë i gjuhës turke i cili do të ndiqet në Qendrën kulturore islamike në Tivar.

Beci paralajmëroi që në ditët e ardhshme për realizimin e kësaj ide zyrtarët e komunës do të bisedojnë me drejtorët e shkollave të mesme të Ulqinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi