Nënkryetarja Lika: KRIPORJA DUHET TI KTHEHET ULQINIT

Kriporja, Solana 2Nënkryetarja e komunës së Ulqinit Zenepe Lika ka deklaruar se fillimi i punës së pompave në Kripore paraqet hapin e parë në revitalizimin e kësaj hapësire.

“Mua personalisht kjo më jep shpresë dhe simbolizon kthimin e Kripores së vjetër, punëtorëve dhe prodhimit të kripës. Kriporja duhet ti kthehet Ulqinit”, tha ajo për “Pobjeda”.

Sipas fjalëve të saja, është e trishtueshme që ajo është sjell në gjendjen në të cilën është sot. “Por, nuk do të shikojmë nga pas, vetëm para. Ka akoma shumë punë”, tha Lika.

Ajo vlerëson se e tërë hapësira duhet të valorizohet në mënyrë të drejtë, për të mirën e qytetit dhe qytetarëve, fondit unik të shpendëve dhe zhvillimin e turizmit. “Kriporja mund të jetë atraksion i vërtet turistik. Do të punojmë në këtë drejtim”, shtoi nënkryetarja e komunës së Ulqinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi