Në Komunë të Ulqinit sot u nënshkrua kontrata për blerjen e pajisjeve për NP “Ujësjellës dhe kanalizimi”, me çka praktikisht ka filluar realizimi i projektit të rikonstruktimit të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit nga kredia e bankës gjermane KfW me vlerë rreth 20 milion euro.
“Me këtë ne hapim rrugën investimeve të mëdha në komunën tonë”, tha kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka.
Kënaqësinë e vet me fillimin e realizimit të projektit nuk e fshehu edhe drejtori ekzekutiv i Vodakomit Boris Vukoviq i cili theksoi se Ulqinakët për tre vite do të kenë furnizim shumë më të mirë me ujë, si dhe mënyrën e zgjidhjes së derdhjes të ujërave të zeza.
Në emër të Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit Snezhana Didanoviq tha se ky projekt ka vlerë të madhe për turizëm, mjedis jetësor edhe jetën e qytetarëve të Ulqinit.