Nënshkruhet kontrata: KRIPORJA NË “PARQET NACIONALE”

Zoran MrdakNdërmarrja publike Parqet nacionale të Malit të Zi, e cila në 15 ditët e ardhshme do të marrë me qira pronën e Kripores së Ulqinit, do të valorizojë potencialet natyrore në mënyrën që do të krijojë prodhime të reja turistike dhe do të promovojë këtë zonë, njoftuan përfaqësuesit e saj.

Drejtori i Ndërmarrjes publike Parqet nacionale Zoran Mrdak ka thënë se sot, me administruesin e falimentin në Kripore Ognjen Jovoviq, ka nënshkruar kontratën njëvjeçare për qiramarrje të pronës së luajtshme dhe të paluajtshme të kësaj ndërmarrje ulqinake.

“Me këtë kontratë është definuar që Parqet nacionale të mirëmbajnë dhe përmirësojnë gjendjen ekologjike gjegjësisht ekosistemin në zonën e Kripores dhe të valorizojnë potencialet natyrore, të promovojnë këtë zonë dhe në këtë hapësirë të kryejnë edukimin”, tha Mrdak në konferencë për shtyp.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Ulqini dhe Tivari: Një qytet në dy lokacione

Gjeografia dhe historia, e njëjta plastikë e tokës, të njëjtat dhimbje, Mesdheu dhe ëndrrat e mëdha, gjithmonë i kanë lidhur Ulqinin dhe Tivarin. Nëse kësaj lidhjeje i shtohet edhe qëndrueshmëria kohore, e gjithë kjo së