Nga Sistemi Malazez i Elektroshpërndarjes (CEDIS) për Portalin Ul-info njoftuan se gjatë shtatorit do të përfundojnë punimet në zëvendësimin e transformatorit dhe disa nënstacioneve në zonën e komunës së Ulqinit.
Thuhet se është rikonstruktuar rrjeti „Krytha e Anës së Malit“, për çgjë u ndanë rreth 17 mijë euro.
„Nga projektet investuese që janë në realizim e sipër ndajmë trafostacionin 10/0,4 kv Nova nr.1, me vlerë 75 mijë euro, i cili është i vendosur në zonën e Fushës së Ulqinit“, shtojnë nga CEDIS.









