Nesër mbledhja konstitutive e KK: VERIFIKIMI I MANDATEVE TË KËSHILLTARËVE

Kuvendi Komunal i UlqinitMbledhja e parë, konstitutive, e përbërjes së re të Kuvendit komunal të Ulqinit do të mbahet të hënën me 26 mars.

Në këtë mbledhje do të prezantohet raporti i Komisionit Komunal Zgjedhor për rezultatet e zgjedhjeve të 4 shkurtit, si dhe do të bëhet verifikimi i mandateve këshilltarëve të ri.

Pika e dytë e rendit të ditës, përzgjedhja e kryetarit të parlamentit lokal, do të shtyhet gjersa të dakordohet përbërja e koalicionit qeverisës në këtë komunë, e që do të ndodh pas zgjedhjeve presidenciale.

Sipas dispozitave të Rregullores së punës, këtë mbledhje do ta drejtojë këshillitari më i vjetër. Në rastin konkret, ai është Selim Resulbegoviq, i cili u përzgjodh nga lista e Socialdemokratëve (SD).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi