Nesër mbrëma në Adë fillon ekspedita treditore „Green Culture 2016“, evenimenti i dedikuar diskutimit kolektiv të pjesëmarrësve për rëndësinë e zhvillimit të rregullave ekologjike për një vend dhe cili është roli i kulturës në këtë proces.
Organizatorë i manifestimit është „Krug“, qendra nëdkombëtare për kulturën e qëndrueshme dhe bashkëpunim, ndërsa e përkrah edhe Komuna e Ulqinit.
Meqë maji njëkohësisht është edhe muaji i festimit të një dekadës së pavarsisë së Malit të Zi, shtetit i cili ndër të parët në botë me Kushtetutë është i definuar si „ekologjik“, kjo e bënë atë vendin më të qëlluar për diskutimin në temën: „Çfarë paraqet për një vend epiteti „ekologjik“ dhe pse duhet ta synojmë këtë?“.