Nesër në Ostros: HAPJA E ZYRËS OJQ “KRANJANJA”

4907456-Vilika_Ostros_Big_Ostros_but_not_so_big_Veliki_OstrosNë Ostros nesër do të hapet zyra OJQ “Kranjanja”. Bëhet fjalë për shoqatën e grave të Ostrostit të themeluar nëpërmjet projektit “Gratë e fuqizuara – shoqëria më e pasur” të cilën e realizoi Bussiness Start Up Qendra Tivar, në bashkëpunim me Ministrinë për të drejtat e njeriut dhe pakicave dhe Zyrën për barazi gjinore të Komunës së Tivarit, ndërsa e ka përkrahur Ambasada e SHBA-së në Mal të Zi.

Në kuadër të projektit anëtarët e shoqatës kanë ndjekur trajnimin në fushën e aftësive sipërmarrëse, si dhe trajnimet praktike në punimin e artizanëve me teknika të ndryshme.

Shoqata ka për qëllim fuqizimin ekonomik të grave në Ostros dhe promovimin e artizanëve të zonave lokale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi