Kompania Karisma Hotels & Resorts do të prezantojë nesër në hotelin “Hilton” në Podgoricë planet zhvillimore të një grupi me rastin e nënshkrimit të kontratës për qiradhënie afatgjate të tokës dhe objekteve në pronësi të NHT “Riviera e Ulqinit”.
Në këtë eveniment do të marrin pjesë zëvendëskryeministri malazez Millutin Simoviq dhe drejtori për zhvillim i Karismas Nemanja Kostiq.
Qeveria e Malit të Zi pak kohë më parë solli vendimin që Karismas t’ja jap me qira 30-vjeçare tokën në të cilën ndodhen hotelet “Belvi” dhe “Olimpik”.