Nesër në Podgoricë: VAZHDIMI I GJYQIT NË “RASTIN K1”

Privredni sud, Gjykata ekonomikeGjykatës ekonomike në Podgoricë nesër, në ora 12.30, është caktuar vazhdimi i gjykimit në rastin e njohur “K1”.

Për të parën herë këtë lëndë do ta gjykojë Borjanka Zogoviq, sepse nga fillimi i prillit kryetari i Gjykatës ekonomike Bllazho Jovaniq ka pranuar kërkesën e mbrojtësit të komunës së Ulqinit për përjashtimin e gjykatëses Millica Popoviq.

Ato po ashtu janë të bindur se do të pranohet kërkesa e tyre që Gjykata ekonomike në Podgoricë nuk është kompetente për këtë lloj kontesti, por që kompetente është vetëm Gjykata themelore në Ulqin.

Rasti “K1” zvarritet tash tre dekada nëpër sistemin gjyqësor malazez, ndërsa paditësi i komunës së Ulqinit është “Rekreaturs AD”, pjesë e “Atlas grupit” të biznesmenit Dushko Knezheviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi