Nesër në Ranë: BAZARI TRADICIONAL I VITIT TË RI I SH.F. „BOSHKO STRUGAR“

bazarEdhe këtë vit nxënësit e Shkollës fillore „Boshko Strugar“ do të organizojnë Bazarin e Vitit të Ri dhe program kulturo – artistik në Ranë.

Sipas fjalëve të drejtorit të këtij institucioni edukativo – arsimor Miodrag Androviq, ky manifestim do të mbahet të shtunën, me 23 dhjetor në Ranë.

Bazari do të ketë karakter shitës, sepse nxënësit, me çmime simbolike, e për nevojat e seksioneve të shkollës, do të shesin punimet e tyre.

Bazari i Vitit të Ri i SH.F. „Boshko Strugar“ është shndërruar tashmë në manifestim tradicional, sepse këtë vit organizohet për të pestën herë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…