Organizata ekologjike “Green Home” ka njoftuar se të enjten organizohet hapja solemne e qendrës turistike informative Liqeni i Shasit dhe degustimi i prodhimeve lokale nga rrethina e Liqenit të Shasit.
Solemniteti do të mbahet në brigjet e Liqenit të Shasit (tek restoranti Shas), të enjten, me 16.03.2017, me fillim në ora 11.
Qëllimi i manifestimit është që të promovohen vlerat natyrore dhe kulturore të Liqenit të Shasit, si dhe të prezantohet oferta gastronomike dhe rekreative, veprimtaria dhe oferta tradicionale të cilën e ofron ky destinacion unik turistik në zemër të zonës së mbrojtur të Liqenit të Shasit.








