Festivali “Skena verore – Ulqin 2016” do të përfundojë nesër mbrëma me promovimin e librit “Ulqini: monumente, portrete, ngjarje” të publicistit dhe kronikut Ismet Karamanaga, i cili fillon në ora 21.
Në këtë vepër Karamanaga në mënyrë origjinale dëshmon për personalitetet, ngjarjet dhe monumentet kulturo-historike në Ulqin, veçanërisht për Kalanë dhe Ranën, të cilët janë burim i tiji i përhershëm i inspirimit.
“Patjetër, bëhet fjalë për vepër të dobishme për historinë dhe kulturën e këtij qyteti të vjetër detar”, shkroi dr. Ruzhdi Ushaku.