Këngëtarja e talentuar shqiptare nga Ulqini, Eliza Markiqi, arrin suksesin më të madh në karrierë me këngën “Mos hesht”, duke marrë çmimin “Debutuesi më i mirë” në Festivalin “Netët e Klipit Shqiptar.
Kujtojmë se Elizën, në një nga artikujt tanë, e kemi pagëzuar “Uragani që po vjen” dhe ajo vërtetë e dëshmoi se e meriton këtë epitet dhe sipas familjarëve të saj, të cilët u shprehen ekskluzivisht për Teleskopin, atë tashmë kanë filluar ta thërrasin me emrin “Uragan”.
Vetëm me 14-të vjetët e saj, Eliza, konfirmoi se është nga emrat më premtues të botës së muzikës shqiptare dhe duhet ta mbajmë mend si emër që do të ngjitet furishëm në majat e artit muzikor, jo vetëm ndër shqiptarë. /Teleskopi.net/