New York: Kryeministri Dritan Abazoviq takohet me diasporën shqiptare

Kryeministri malazez Dritan Abazoviq i cili ndodhet për një vizitë disaditore në Nju Jork, pjesëmarrjen në sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), zhvilloi një sërë takimesh me delegacione të disa shteteve pjesëmarrëse, presidentë, kryeministra dhe personalite të botës së biznesit dhe artit.

Kryeministri Abazavoiq me këtë rast ka zhvilluar një takim dje në restorantin Allora edhe me diasporën shqiptare nga Mali i Zi, ku u përfshin edhe disa figura politike shqiptaro-amerikane, artistë, filantropë, biznesmenë, aktivistë dhe drejtues të shoqatave të këtij komuniteti të emigruar nga vendi i origjinës së tyre Kraja, Ana e Malit. , Plava dhe Guci, Ulqini dhe Malësia

Jemi mbledhur për të afirmuar qëndrimin tonë si qeveri për të treguar se të gjithë njerëzit që jetojnë atje, por edhe ju këtu duhet të mblidhemi rreth qëllimeve të përbashkëta emancipuese që do të përfitojnë nga vendi ynë – Mali i Zi nuk është i as asnjë partie apo individi, tha kryeministri Dritan Abazoviq në këtë takim me përfaqësues shqiptarë që vijnë nga diaspora, me origjinë nga vendlindja e tyre.

Kryeministri Abazoviq po ashtu theksoi se diaspora malazeze deri më tani është e pashfrytëzuar dhe në këtë kuptim duhet të punohet në mënyrë aktive që diasporës t’i jepet më shumë hapësirë ​​që të shfrytëzojë sa më shumë asetet ekonomike të diasporës dhe Malit të zi.

Kryeministri Abazoviq dhe përfaqësues të diasporës shqiptare nga Mali i Zi, kësaj radhe shkëmbyen mendime për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor ndërmjet qeverisë së Malit të Zi dhe shqiptarëve që prej shekujsh jetojnë në trojet e tyre në Mal të Zi.

Mark Gjonaj, i cili thirri në këtë takim shoqatat shqiptare nga Mali i Zi, moderoi edhe takimin me kryeministrin Dritan Abazoviq për t’iu përgjigjur pyetjeve të të pranishmëve. (IllyriaBeqir Sina)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Abazoviq: KONKURS PËR RREGULLIMIN E PLAZHIT TË VOGËL DHE NJË TUNELI ME LIMAN
Abazoviq: KONKURS PËR RREGULLIMIN E PLAZHIT TË VOGËL DHE NJË TUNELI ME LIMAN

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq njoftoi gjatë vizitës së fundit se do të shpallet një konkurs ndërkombëtar për rregullimin e Plazhit të Vogël dhe një tunelit që do ta lidhë atë me Limanin. “Kjo

CEDIS: TË HËNËN DHE TË MARTËN PA RRYMË NJË PJESË E MADHE E KOMUNËS SË ULQINIT
CEDIS: TË HËNËN DHE TË MARTËN PA RRYMË NJË PJESË E MADHE E KOMUNËS SË ULQINIT

Nga Sistemi malazez i elektroshpërndarjes (CEDIS) thanë për Portalin Ul-info se të hënën dhe të martën, më 6 dhe 7 shkurt, pa energji elektrike do të jenë këto vendbanime: të hënën: në periudhën prej orës

Ulqin: PORTI I PESHKIMIT NË KEPIN E GJERANAVE DO TË KETË MBI 90 VENDE TË ANKORIMIT
Ulqin: PORTI I PESHKIMIT NË KEPIN E GJERANAVE DO TË KETË MBI 90 VENDE TË ANKORIMIT

Në fillim të Plazhit të Madh, në një sipërfaqe prej rreth 81 mijë metrash katrorë, do të ndërtohet një port peshkimi. Porti do të do të ketë dedikim të përzier, gjëgjësisht do të ketë 60  vende ankorime

OT: OFERTA TURISTIKE E ULQINIT NË PANAIRIN NË LETONI
OT: OFERTA TURISTIKE E ULQINIT NË PANAIRIN NË LETONI

Organizata Turistike e Ulqinit, nen organizimin e Organizates nacionale Turistike te Malit të Zi, po merr pjese për herë të parë në panairin e turizmit Balt Tour 2023, i cili do të mbahet në Riga nga data

TRAJNIMI I TË RINJVE PËR TË MENDUARIT KRITIK DHE TË FOLURIT PUBLIK
TRAJNIMI I TË RINJVE PËR TË MENDUARIT KRITIK DHE TË FOLURIT PUBLIK

Me pjesëmarrësit e projektit “Fuqizimi i të rinjve për edukimin mediatik dhe të menduarit kritik”, të enjten në Ulqin u realizuasesioni i trajnues i radhës. Ligjëruese në këtë aktivitet ishte gazetarja