Nga 1 gushti: FILLON “SKENA VERORE”

Në kalanë e Ulqinit, në ambientin e mrekullueshëm para Kullës monumentale të Balshajve, gjatë tre javëve të para të gushtit edhe këtë sezon, nën organizimin e Qendrës kulturore, do të mbahet manifestimi “Skena verore”.

Turistët, vizitorët dhe qytetarët e Ulqinit çdo natë do të kenë mundësi të marrin pjesë në programe interesante të dramës, muzikës dhe letërsisë me pjesëmarrës autor vendas dhe të huaj.

Që në natën e parë të Festivalit, me 1 gusht, do të hapet ekspozita e piktorëve nga Shkodra, derisa në tre ditët e ardhshme do të mbahet “Kalimera poetike”, të cilën e organizon Shoqata e artistëve dhe intelektualëve “Art klub”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…

KONCERT “ZAUSTAVITE RAT – NDALENI LUFTËN”