Delegacioni i Bashkimit Evropian në Mal të Zi, në bashkëpunim me ambasadat e Bullgarisë, Republikës së Çekisë, Danimarkës, Estonisë, Greqisë, Kroacisë, Holandës, Qipros, Letonisë, Hungarisë, Rumanisë, Sllovakisë, Sllovenisë, Suedisë dhe Kinotekën malazeze, me përkrahjen e Info Qendrës së BE-së, organizojnë “Ditët e Filmit Evropian” në Mal të Zi.
Gjashtëmbëdhjetë filma, të zhanreve të ndryshme të produksionit evropian do të shfaqen në Ulqin gjatë tetorit, gjersa hyrja është e lirë.
Këtë manifestim do ta hap filmi “Ljepota poroka”, e regjisorit të njohur Zhivko Nikoliq, i cili u xhirua kryesisht në Ulqin.