Në mes të dimrit, ditë e mrekullueshme janari në Ulqin. Për vetëm një ditë të tillë Gjermanët, thonë, blejnë shtëpi në Mesdhe. Kanë të drejtë. Të jetosh në det është privilegj.
Vendosa të shëtisë me fëmijë në Plazh të madh dhe Adë. Kjo bukuri mahnitëse, sidomos kur është ditë me diell, sjell harmoni në shpirt, ndërsa freski syve të shikosh Bunën, këtë lum të bukur dhe mistik, të vetmin në planet i cili nganjëherë rrjedh në drejtim të kundërt.
Mendoj për realitetin e trishtuar shoqëror të qytetit tonë. Terreni politik tani është çminuar. Në përputhje me këtë, vërehen lëvizje interesante në skenën shoqërore, ndërsa në ditët dhe javët në vijim do të ketë gjithnjë e më shumë.
Pa iluzione: bëhet fjalë, para së gjithash, për instinktin e mbijetesës.