Llogaritja verore e kohës do të përfundoj në natën në mes 26 dhe 27 tetorit, me zhvendosjen e akrepave të orës një orë mbrapa.
Kështu të dielën, me 27 tetor në ora 3:00 ora duhet zhvendosur për një orë, në ora 2:00.
Kalimi në llogaritje verore të kohës ka filluar në vitin 1916 në shtetet e Evropës veriore, ndërsa prej atëherë e kanë pranuar 70 shtete, duke llogaritur që me këtë kursejnë energjinë elektrike në mënyrë që periudhën e dritës diellore nga orët herët në mëngjes i “lëvizin” në mbrëmje.