Kompania nacionale serbe “Air Serbia” ka njoftuar që prej të martës, më 23 shtator, do të vendos linjën e re në mes Beogradit dhe Tiranes dhe fluturimet do të kryhen tre herë në javë.
Futja e linjës së re do të shënohet me çmimin promovues të biletave. Çmimi promovues për fluturimet kthyese në relacionin Beograd-Tiranë, fillon prej 99 euro (çmimi përfshinë të gjitha taksat) dhe do të vlejë në periudhën prej 23 shtatorit deri më 31 dhjetor.