Edicioni i gjashtë i festivalit After Beach Parties fillon më 15 korrik dhe do të zgjas deri më 15 gusht. Edhe këtë verë në 30 ditët e programit aktiv muzikor janë përgatitur mbi 400 parti dhe performanca të shkëlqyera përgjatë bregdetit të Malit të Zi, njoftojnë organizatorët e manifestimit.
Festivali After beach partie edhe këtë vit e organizon agjencia Montenegro event, nën përkujdesjen e Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit.
Në Ulqin programi do të zhvillohet në dy plazhe: D’Olcinium dhe Aquarius.
Njëjtë si vitet e kaluara, të gjithë programet në plazhe do të fillojnë në ora 16, ndërsa hyrja nuk do të paguhet.