Peshkatarët nënujor të cilët dje kanë peshkuar në pjesën prej Kalasë së Ulqinit e deri në Valdanos kanë thënë që gjendja e nëndetit të Ulqinit është katastrofale. “Kjo është pasojë e gjuajtjes së peshkut me dinamit. Ka shumë peshk të ngordhur në atë zonë”, thanë ata.
Peshkatarët nënujor kanë theksuar që askund në Bregdetin e Malit të Zi nuk është aq i theksuar fenomeni i peshkimit nënujor si në Ulqin. “Ndoshta kjo ndodhën sepse sanksionet janë të vogla”, na thanë ato.
Drejtoria për punë inspektuese ka formuar dhe Shtabin për përcjelljen e sezonit turistik, i cili, përveç të tjerash, do të merret me rregullimin e fushës së peshkimit në det, si dhe shitjen e peshkut dhe organizmave të detit.