Edhe një manifestim kulturor do të mbahet këtë muaj në Ulqin.
Të premten për të parën herë do të fillojë „SEANEMA Film Festival“, i cili do të zgjasë katër ditë.
Në këtë event, i cili në fokus do të ketë antikorrupsionin, do të shfaqen disa filma dokumentar.
Organizatorët kanë thënë se qëllimi i tyre është që ky festival të bëhet tradicional.