Nga fundi i javës: MINISTRI I ARSIMIT TË KOSOVËS VIZITON ULQININ

Arsim BajramiKëtë të shtunë do ta vizitojë Ulqinin ministri i arsimit, shkencës dhe teknologjisë të Republikës së Kosovës Arsim Bajrami, mëson Portali Ul-info.

Është paralajmëruar që zyrtari i lartë kosovar do të ketë takime me kryetarin e komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka dhe bashkëpunëtorët e tij, si dhe me drejtuesit e Këshillit kombëtar të Shqiptarëve për mundësit e zgjerimit të bashkëpunimit në fushën e arsimit.

Kjo është vizita e parë zyrtare e ministrit Bajrami në Ulqin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi