Gjatë gjithë historisë, detarët ulqinakë janë vlerësuar lart në të gjithë Mesdheun dhe më gjerë.
Këtë e dëshmon fakti se në fund të shekullit të 17-të dhe në fillim të shekullit të 18-të, Franca dhe Holanda punësuan anijet nga Ulqini për transportin e mallit të tyre.
Prandaj, në atë periudhë tregtia portuale në Adriatik me Marsejën u rrit ndjeshëm.
E përveç ulqinakëve, mallrat për francezët e transportonin edhe dubrovnikasit, të cilët shpeshherë në anijet e tyre mbanin flamurin francez.