Harapët e Ulqinit me shekuj ishin komunitet i dalluar në Ulqin. Nga robër të sjellë nga veriu i Afrikës, ato u shndërruan në njerëz të lirë, të cilët këtu u quanin thjeshtë, Arap.
Ato kryesisht janë marrë me detari dhe në mesin e tyre kishte pronarë dhe kapedanë të anijeve ulqinake.
Njëri nga ato, Mehmet Arapi, në vitin 1838 posedonte anijen Oralfi, me kapacitet bartës 37 tonë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit.
Pesë vite më herët u shënua se Mustafa Arapi kishte anije Rondinella me kapacitet bartës nëntë tonë dhe tre anëtarë të ekuipazhit.