Nga Enti hidrometeorologjik i Malit të Zi është lajmëruar që në mesin e kësaj javë do të fillojë i nxehti i madh. “Atëherë do të na godas vala e nxehtë tropikale nga veriperëndimi i Afrikës. Zhiva në termometër në fushën e Zetës do të shkoj deri në 40 gradë”, tha meteorologu Branko Micev.
Sipas fjalëve të tija, temperatura e ditës për çdo ditë do të rritet, e maksimumin do ta arrijë në fund të javës.