Klubi i Ulqini “Buna”(Bojana) dhe Federata e peshkimit sportiv në det këtë vit do të jenë organizatorët e Kampionatit të 4 shtetëror në peshkim nënujor.
Është paralajmëruar që kjo garë do të mbahet në Ulqin më 15 qershor.
Peshkimi nënujor është një nga disiplinat e peshkimit që momentalisht është hit në Mesdhe. Numri i njerëzve që vendosin të merren me këtë aktivitet nga viti në vit rritet, si në Ulqin ashtu në të gjithë vendin.