Nga mesi i qershorit në Ulqin: FESTIVALI “NETËT E KLIPIT SHQIPTAR”

Netet e klipit shqiptarGara finale në festivalin prestigjioz “Netët e klipit shqiptar” do të mbahet në Ulqin më 12 qershor, mëson Portali Ul-info.

Sipas fjalëve të organizatorit kryesor të këtij manifestimi, producentit Petri Bozo, publiku do të shoh 48 klipe të artistëve të njohur të estradës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe diaspora.

Festivali organizohet prej vitit 2002 dhe e transmetojnë televizionet më të mëdha shqiptare. “Ky është rast unik që Ulqini të promovohet në mënyrë turistike dhe kulturore”, tha Bozo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi