Nga mesi i shkurtit në Ulqin: TUBIMI I MADH I ARKITEKTËVE PËR KRIPORE

Solana“Kriporja në Ulqin është bërë temë shumë e rëndësishme në nivel ndërkombëtar. Publikun e gjerë e intereson lidhja e njeriut me natyrën”, tha arkitekti i njohur holandez Bart Locma, i cili jeton në Austri.

Ai do të jetë kustosi malazez në Bienalen e 15 të arkitekturës, e cila fillon në fund të majit, e në të cilën ky vend do të prezantojë projektin “Kriporja Ulqin”.

Tërë procesin e krijimit dhe prezantimit të projektit e përcjellin tre simpoziume, prej të cilëve i pari është paralajmëruar për datën 12 dhe 13 shkurt në Ulqin, ndërsa dy të tjerët do të mbahen në Venecie në maj dhe në korrik në Kotor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…