Nga mesi i tetorit: DOLCINIUM INTERNATIONAL FESTIVAL

Ulcinj, Ulqin, PanoramaOrganizata Turistike e Ulqinit njofton të gjithë qytetarët që për herë të parë ka fituar në konkursin që është shpallur nga Ministria e turizmit lidhur me manifestimet që do të mbahen prej muajit të tetorit deri në dhjetor.

Siç thuhet, projekti  i cili është punuar nga Shërbimi i Organizatës Turistike ka të bëjë me manifestimin tre ditor e atë prej 16 deri me 18 tetor.

Ky manifestim do te quhet “Dolcinium International Festival” dhe përfshin Ditën e Shegës që do të organizohet në bashkëpunim me BKA, si dhe dy ditë me aktivitete sportive, aktivitete për fëmijë, koktej, koncert me shoqata kulturore dhe folklorike si dhe koncert të madh muzikor në bashkëpunim me Porta di Danza ku edhe zyrtarisht do ta shpallim të mbyllur sezonin turistik veror për këtë vit.

“Duhet theksuar që edhe krahas punës së palodhshme gjatë sezonit veror kemi arritur të bëjmë një projekt fantastik me të cilin edhe Ministria e turizmit ishte shumë e kënaqur ku edhe na shpalli fitues. Organizata Turistike edhe pse me një buxhet tejet të vogël do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe gjatë muajve në vijim gjithnjë me një qëllim të një promovimi më të mirë të ofertës turistike”, thanë nga kjo organizatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME
Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME

Ju informojme se pas ngjarjes tragjike te ndodhur ne qytetin e Cetines dhe ne shenje repekti ndaj familjeve te viktimave, Keshilli Organizativ i protestes se banoreve te Krythes dhe Mërkotit kane marre

Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN
Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Financave, dr Agron Ibrahimi, dhe drejtori i Drejtorisë për Investime Kapitale, Esmir Beqaj, do të qëndrojnë të hënën per vizitë zyrtare në Komunën e Ulqinit. Ato do

Në kuadër te IPA Mal i Zi – Kosovë 2014-2022: Është organizuar për gazetarë vizita studimore tek përfituesit e projekteve
Në kuadër te IPA Mal i Zi – Kosovë 2014-2022: Është organizuar për gazetarë vizita studimore tek përfituesit e projekteve

Sekretarijati i përçashkët teknik i programeve ndërkufitare Mal i Zi – Shqipëri dhe Mal i Zi – Kosovë ka irgnaizuar vizitë studimore për gazetarët e medijave malazeze, gjatë së cilës kanë vizituar përfituesit

Organizata turistike: KËNGËTARËT MË TË NJOHUR TË RAJONIT TË MUZIKËS KLASIKE TË MARTEN NË KALA
Organizata turistike: KËNGËTARËT MË TË NJOHUR TË RAJONIT TË MUZIKËS KLASIKE TË MARTEN NË KALA

  Organizata Turistike e Ulqinit në bashkepunim me Komunen e Ulqinit me date 16.08.2022, organizojnëkoncert të muzikës klasike me fillim në ora 20.30 nëambijetin e muzeut të Kalasë. Bëhet fjalë për tenorët

Bulevardi Teuta: SË SHPEJTI TENDERI, ASFALTIMI NË SHTATOR
Bulevardi Teuta: SË SHPEJTI TENDERI, ASFALTIMI NË SHTATOR

Komuna e Ulqinit me mbështetjen e Drejtorisë së Punëve Publike së shpejti do të shpallë tenderin për asfaltimin e Bulevardit Teuta, mëson Portali Ul-info. Pritet që kjo punë të kryhet menjëherë pas përfundimit