Nga shtatori në Ulqin: HAPET FAKULTETI!

Ulcinj, Ulqin, PanoramaKryetari i komunës së Ulqin Fatmir Gjeka do të nënshkuajë nesër me drejtuesit e Fakultetit për studime të biznesit mesdhetar, selia e të cilit është në Tivat, kontratë për bashkëpunim, mëson Portali UL-info.

Me këtë dokument parashikohet që pre shtatorit, gjegjësisht prej vitit të ri shkollor, në Ulqin të hapet paralelja e këtij institucioni të arsimit të lartë për shkollimin e të rinjve në fushën e turizmit nautik dhe veprimtarive të tija përbërëse.

Paralelja e këtij fakulteti ekziston në Tivar dhe e ndjekin rreth 90 studentë.

Në kontratë thuhet që të dy palët do të mundohen që nga viti shkollor 2015/2016 mësimi në këtë fakultet në Ulqin të bëhet edhe në gjuhën shqipe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi