Nga viti i ardhshëm: MË PAK PROBLEM ME PARKIM

“Në procedurë është përgatitja e programit për rregullim të komunikacionit në Ulqin, ndërsa kemi dhe projektin e punuar për regjimin e ri të parkimit në të gjithë qytetin”, ka deklaruar kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu.

Ai për “Vijesti” tha që është bërë projekti për parking-garazhin poshtë Qytetit të vjetër, i cili do të kushtoi rreth 900 mijë euro dhe se po punohet në sigurimin e mjeteve për fillimin e ndërtimit të tij.

Sipas fjalëve të tija, komuna e Ulqinit ka nënshkruar kontratën për fillimin e ndërtimit të parkingut të ri afër Qendrës kulturore. “Ky investim është 86 mijë euro”, tha Cungu duke shtuar që së shpejti do të hapet tenderi për rregullimin e hapësirës me parkingje në Ranë, me vlerë prej pak më shumë se një qind mijë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…