Një nga intelektualët më të njohur të Europës, akademiku Rusmir Mahmutqehajiq nga Sarajeva, mbajti mbrëmë në “Pallatin Venecia” në Kala ligjëratë me temën “Mesianizmi në trashëgimin intelektuale të botës: Sabbatai Zevi dhe Ulqini”.
Ishte kjo një kënaqësi e madhe shpirtërore, ngjarje intelektuale e vitit për komunitetin e Ulqinit. Sepse, akademiku Mahmutqehajiq është dijetar, shkencëtar dhe njeri i cili në mënyrë briliante bashkon të gjithë mësimet e mëdha të botës. Prandaj është ftuar ai të flas për një personalitet kompleks siç është Sabataj Sevi, i cili 3,5 vitet e fundit të jetës së tij i kaloi në Ulqin.
Për profesorin Mahmutqehajiq dhe veprat e tija foli akademiku Sherbo Rastoder. Tubimin e përshëndeten kryetari i Komunitetit hebrenj në Mal të Zi Jasha Alfandari, kryetari i Shoqatës “Kalaja” Ismet Karamanaga, si dhe në emër të mikpritësit, pronari i “Pallatit Venecia”, Gano Resulbegoviq.
Në ligjëratë ishin të pranishëm një numër i madh i personaliteteve eminent: krerët fetarë, ambasadorët, zyrtarët komunal dhe shtetëror…