Në territorin e pjesës urbane të komunës së Ulqinit është hedhur sasi e madhe e helmit e cila eliminoi më shumë se dhjetë qenë dhe po aq mace, njoftuan miqtë e kafshëve.
Ato thanë se organet kompetente shtetërore janë të njoftuar me situatën. “Shpresojmë se do të ndërmerren të gjitha masat në zbulimin dhe detektimin e personit (ose më shumë), i cili derdhi helmin, për arsye se me këtë akt janë bërë disa vepra penale”, thanë dashamirët e kafshëve.
Ato apeluan tek pronarët e kafshëve shtëpiake që mos t’i lëshojnë në rrugë pa mbikëqyrje.