NHP “Riviera e Ulqinit” : BILANCI POZITIV PËR NËNTË MUAJ

ulcinjska-rivijera-olympic-04Fitimi i Ndërmarrjes hotelerike publike (NHP) Riviera e Ulqinit në fund të shtatorit ishte 251 mijë euro, kanë treguar të dhëna nga raporti i punës së kompanisë, të cilat janë publikuar në faqen e Komisionit për letra me vlerë (KLMV).

Të ardhurat e kompanisë në fund të katër mujorit të tretë është rritur në krahasim me të njëjtën periudhë vitin e kaluar për gati 18 për qind në 2,78 milion EUR, derisa shpenzimet ishin më të mëdha për 11 për qind dhe ishin 2,4 milion EUR.

Pjesën më të madhe në “Rivierën e Ulqinit”, sipas të dhënave të Agjencisë qendrore depozitare (AQD), e ka Fondi për sigurimin të pensioneve dhe invaliditetit (SPI), 25,29 %. Fondi për kompensim kontrollon 12 për qind të kompanisë, Qeverisë i takojnë 10,14 për qind, Entit për punësim 8,43 për qind, ndërsa Fondit investues dhe zhvillimor 7,64 për qind.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi