Udhëheqësia e Ndërmarrjes hotelerike-turistike “Riviera e Ulqinit” ka njoftuar që në objektet e kësaj kompani me javë nuk ka dhoma të lira. “Këtë sezon kemi rezultat më të mirë për nga numri i fjetjeve edhe për nga profiti në krahasim me vitin e kaluar, i cili poashtu ishte i suksesshëm”, tha drejtori ekzekutiv i “Rivierës” Radomir – Mikan Zec.
Duke ilustruar gjendjen ai theksoi që në hotelin “Olimpik” në Plazhin e madh, i cili i ka 243 shtretër, momentalisht pushojnë 290 mysafirë. “Jemi të detyruar që me kërkesë të mysafirëve tanë të rregullt në dhoma të shtimë edhe shtratin e tretë”, tha Zec.
Sipas fjalëve të tija, shumica e kapacitetit të kësaj ndërmarrje është shitur edhe për shtator dhe tetor. “Është shumë e rëndësishme që kemi mysafirë nga të gjithë tregjet eminent të Europës dhe regjionit”, shton drejtori i “Rivierës së Ulqinit”.