Objektet hotelerike në ishullin Ada janë hapur sot, njoftohet Portali Ul-info nga Ndërmarrja hotelerike-turistike “Riviera e Ulqinit”.
Siç tha zëdhënësja e kësaj ndërmarrje Ana Zhivanoviq, ditët e ardhshme, gjegjësisht për festat e një majit, do të hapet edhe hoteli Belvi”, në Plazhin e madh.
Hoteli “Olimpik”, i cili po ashtu punon në kuadër të kësaj kompanie, ka punuar edhe gjatë sezonit dimëror.
Ajo shton se në fillim dhe nga mesi i majit është paralajmëruar mbajtja e disa manifestimeve të mëdha studentore në objektet e “Rivierës së Ulqinit”.