Kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka dhe drejtori ekzekutiv i Ndërmarrjes hotelerike-turistike „Riviera e Ulqinit“ Radomir-Mikan Zec solemnisht kanë hapur mbrëmë bar-in ekskluziv në plazhin e hotelit „Belvi“.
„Ky është bar-i i plazhit më modern në Ulqin dhe ka vlerën prej rreth 300 mijë euro“, tha Zec.
Gjeka shprehu kënaqësin që në këtë mënyrë është përmirsuar oferta e kësaj kompani, e cila, siç është konstatuar në bisedën me drejtorin Zec, në gjysmën e parë të këtij viti ka realizuar rezultatet më të mira se në të njëjtën periudhë vitin e kaluar.
Bari i plazhit është ndërtuar, përndryshe, në të njëjtin vend ku nga mesi i shtatorit të vitit të kaluar është djegur objekti i ngjashëm.









