Hotel “Bellevue” në Plazhin e madh dje ka pranuar mysafirët e parë. Bëhet fjalë për grupin e tenistëve nga Çekia, Hungaria dhe Rusia.
Çmimet në hotelet e ndërmarrjes “Riviera e Ulqinit” janë në nivelin e vjeçem, kështu që në parasezon gjysmëpansioni në hotelet “Bellevue” dhe “Olympic” është 22, gjegjësisht 24 euro për person, ndërsa në Adë prej 27 deri 32 euro.
“Në bazë zë punëve të kontraktuara me agjencitë dhe rezervimeve të deritashme, këtë vit më së shumti mysafir priten nga Çekia, Rusia, Gjermania dhe vendet e regjionit të afërt”, tha për Portalin Ul-info zëdhënësja e kësaj ndërmarrje Ana Zhivanoviq.