Në “Rivierën e Ulqinit”, ndërmarrjen më të madhe hotelerike-turistike në Ulqin, sot është mbajtur Kuvendi i aksionarëve.
Siç na deklaroi sekretari i Rivierës Nikolla Damjanoviq, është miratuar llogaria përfundimtare dhe raporti i revizorit. Kuvendi zgjodhi Këshillin e ri drejtues, në të cilin janë, përndryshe, të gjithë anëtarët e mëparshëm.
Kryetari i KD NHT “Riviera e Ulqinit” në periudhën e ardhshme katër vjeçare do të jetë Agron Ibrahimi, ndërsa anëtarët Skender Elezagiq, Aleksandar Moshtrokol, Stanimirka Mijoviq dhe Vjera Gjurishiq.
Aksionarët më të mëdhenj të kësaj ndërmarrje janë Fondi republikan për sigurim pensional dhe invalidor me rreth 25 për qind, Fondi për dëmshpërblim me 12, Qeveria e Malit të Zi me 10, ndërsa Enti për punësim me 8,4 për qind.