Hotelet “Olimpik” dhe “Belvi” kanë pritur dje grupet e para të mysafirëve, gjë që praktikisht shënoi hapjen e sezonit turistik në objektet e NHP “Riviera e Ulqinit”. Bëhet fjalë për mysafirë nga Gjermania, Çekia dhe Rusia, shkruan “Pobjeda”.
Kjo gazetë transmeton pritshmërinë e drejtorit të kësaj ndërmarrje Radomir-Mikan Zec i cili tha se këtë vit mbushja e objekteve do të jetë më e mirë për pesë deri në dhjetë për qind.
“Kushti që kjo të realizohet është moti i mirë, sepse, për fat të keq, ne nga Ulqini deri në Herceg-Novi nuk kemi përmbajtje jashtë pansionit që do të tërhiqte turistët kur nuk ka diell”, shtoi ai.