Sezoni në NHP Riviera e Ulqinit fillon me 30 prill me hapjen e Adës dhe hoteleve Olympic dhe Bellevue në Plazhin e madh. Mysafirët e parë vijnë nga Gjermania, Serbia dhe Mali i Zi. Mysafirët në hotelet e Rivierës së Ulqinit do ti presin shumë përmbajtje të reja: në Adë dhe në hotelin Bellevue për këtë sezon janë rikonstruktuar të gjitha dhomat, restoranti Barbana i rinovuar do të hapet me 1 maj, të gjitha dhomat dhe objektet në Adë do të mbulohen me Wireless internet si dhe do të rritet spektri i TV programeve në dhoma. Më të rinjtë do ti gëzojmë me katër kënde të reja për fëmijë nga të cilët tre do të jenë në hotelet e Plazhit të madhe dhe një në Adë…
Përveç përmbajtjes tashmë të njohur në Adë të Bunës siç janë grahja e kuajve, tenis, volejboll, kite surfing, nga kjo verë mysafirët do të mund të marrin me qira biçikletat, pajisjet për peshkim dhe të shkojnë në kruzing të organizuar rreth ishullit.
Në bazë të punëve të kontraktuara me agjenci dhe bukingut të deritashëm, këtë vit më së shumti mysafirë priten nga Çekia, Rusia, Gjermania dhe vendet e rajonit.