Nga Ndërmarrja hotelerike-turistike “Riviera e Ulqinit” është paralajmëruar që objektet e saja do të hapen gjatë sezonit dimëror.
Për këtë arsye kjo kompani ka dhënë ofertë speciale për sportistët në të cilën theksohet që në hotelin “Olimpik” pansioni i plotë për person për senior është 30 euro në ditë, ndërsa për kategoritë e reja është tetë euro më lirë. Në çmim janë përfshirë një sërë shërbimesh, siç janë përdorimi i palestrës, fushave sportive, trim dhe pistës atletike.
Shtohet që Plazhi i madh, e gjatë 13 km, është ideale për trajnime kondicionalë.