NHP “Riviera e Ulqinit”: PRIVATIZIMI KËTË VIT, DJE ARABËT VIZITUAN ADËN

Radomir Mikan ZecNdërmarrja hotelerike-turistike “Riviera e Ulqinit” së shpejti do të bëhet pronare e afro një milion metër katror në Plazhin e madh dhe Adë, me çka hiqen pengesat për privatizimin e kësaj kompani, shkruan “Vijesti”.

“Tashmë lajmërohen investitorët e interesuar për privatizimin e ndërmarrjes, ndërsa mbas sjelljes së vendimit të Qeverisë është rrit edhe vlera e aksioneve”, tha drejtori i “Rivierës” Radomir-Mikan Zec duke thënë se nga Qeveria është paralajmëruar se tenderi do të shpallet gjatë këtij viti.

Adën, përndryshe, dje e vizituan investitorët nga Lindja e mesme, ndërsa pak kohë më parë këtë gjë e kanë bërë anëtarët e konsorciumit i cili mbledh kompanitë e fuqishme regjionale dhe turoperatorët gjerman.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi